Zgjedhjet e pjesshme vendore, pjesëmarrja 18.51 % deri në orën 18:00

TIRANË, 9 nëntor /ATSH/ Deri në orën 18:00, pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme vendore që po zhvillohen sot në pesë bashkitë e vendit ka arritur në 18.51 %, sipas të dhënave paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Në Bashkinë Vlorë kanë raportuar 191 nga 231 qendra votimi, ku kanë votuar 18,039 zgjedhës nga 143,227 në listat e raportuara, ose 12.59 %.
Në Bashkinë Berat, me 95 nga 116 qendra të raportuara, kanë votuar 13,492 zgjedhës nga 68,123, duke shënuar një pjesëmarrje prej 19.81 %.
Në Bashkinë Cërrik, me 48 nga 57 qendra të raportuara, kanë votuar 8,108 zgjedhës nga 32,686, me një pjesëmarrje prej 24.81 %.
Në Bashkinë Mat, me 34 nga 47 qendra të raportuara, kanë votuar 8,270 zgjedhës nga 21,083, që përfaqësojnë 39.23 % të trupës zgjedhore.
Ndërsa në Bashkinë Tepelenë, me 13 nga 21 qendra të raportuara, kanë votuar 2,488 zgjedhës nga 7,184, ose 34.63 %.
Në këto pesë bashki, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë, procesi i votimit ka përfunduar në orën 18:00, ndërsa pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të publikojë në vijim të dhënat përfundimtare të pjesëmarrjes dhe rezultatet paraprake të zgjedhjeve të pjesshme vendore.
Kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore do të transportohen drejt KZAZ-ve ku do të bëhet edhe numërimi i votave.
/gj.m/j.p/
