E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet e pjesshme në Vlorë, 171.895 qytetarë kanë të drejtë vote për zgjedhjen e kryebashkiakut

Të dielën më 9 nëntor qytetarët e Vlorës i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë.

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ në këtë proces kanë të drejtë vote 171.895 qytetarë të regjistruar në territorin e bashkisë.

Në garë për të parin e qytetit  janë tre kandidatë: Brunilda Mersini përfaqësuese e Partisë Socialiste, Dionis Sota kandidat i pavarur i mbështetur nga opozita, dhe Gjergji Nika kandidat i pavarur.

Votimi ka nisur në orën 07:00 dhe do të mbyllet në 18:00 ndërsa procesi do të monitorohet nga vëzhgues të KQZ dhe përfaqësues të forcave politike. Sipas planifikimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në Bashkinë Vlorë do të jenë të hapura KZAZ 4 , QV 232

Vakanca në Bashkinë e Vlorës u krijua pas dorëheqjes së Ermal Dredhës i cili drejtoi  këtë institucion për rreth 2 vite. Në zgjedhjet vendore të vitit 2023 Ermal Dredha fitoi me rreth 70.55% të votave ndërsa kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë Hysni Sharra mori 29.45 % të votave.

Zgjedhjet e 9 nëntorit konsiderohen një proces vendimtar për administratën vendore duke përcaktuar drejtimin e Bashkisë Vlorë për pjesën e mbetur të mandatit.

/RTSH/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›