E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e qershorit PS mbledh Asamblene Kombetare

Partia Socialiste pritet të mbledhë sot në orën 11.00 Asamblenë Kombëtare, në qendër të së cilës do të jenë zgjedhjet e 23 qershorit dhe përgatitja për fushatën elektorale që është në prag.

Dy ditë më parë u mblodh edhe kryesia e PS ku u zhvillua takimi i kreut të PS, Edi Rama me aleatët, ndaj zgjerimi i koalicionit do të jetë një nga çështjet kryesore të forumit më të lartë vendimmarrës të socialistëve.

Por përveç kësaj do të diskutohet edhe në lidhje me strategjinë për mbrojtjen e votës, verifikimin e listave elektorale apo qëndrimi ndaj vendimeve të KQZ, nisur nga ai më i fundit për ndarjen e mandateve, të cilin socialistët e kundërshtuan.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›