Reagojne aktoret per dramen ne Korce
Ajo nuk është Shën Maria, por një vajzë shqiptare.
Ai ishte një njeri intrigant, por jo Shën Kozmai.
Trupa e aktorëve që vunë në skenën e teatrit te Korcës dramën “Shën Maria e Beratit me skenar të Namik Dokles, nuk ndjehet mire.
Reagimi i Mitropolisë i ka shushatur. Jo më shumë për faktin që mund të pezullohet shfaqja, por se ndërsa punonin për të, besuan se po bënin dicka të mirë në drejtim të kishes, apo besimtarëve të krishterë.
Të zemëruar, apo edhe të lënduar, besojnë se është një keqkuptim. Duhet një gjykim zyrtar i Mitropolisë, thonë. Gjithcka dinë se kanë bërë, ka të bëjë me luftën midis së mirës dhe të keqes
Shfaqja e dramës në qytetin e Korçës u pasua me reagimin e Mitropolisë.
Momentalisht autoritetet e artit dhe ata vendorë në këtë qytet, po e kalojnë në heshtje situatën. Kurse vetë skenaristi i kësaj drame Namik Dokle nuk u ndje mirë dhe mohoi që vepra e tij të kishte mesazh fyerje, që mund të lëndojë besimtarët ortodoksë.