Zgjedhjet e qershorit, përsëritje e fitores së 1992
TIRANE- Festen me te madhe, e diten me te bukur qe nga 22 marsi i vitit 1992 u ka premtuar shqiptareve kreu i qeverise, Sali Berisha, ne nderim te 20 vjetorit te pranveres se pare te demokracise shqiptare.
Deklarata eshte bere ne nisje te mbledhjes se krereve te partise ne rrethe dhe grupit parlamentar demokrat, ne kryesine e Berishes ne seline blu per pergatitjet e festimeve te 22 marsit.
Duke numeruar arritjet ne keto 20 vite dhe duke vleresuar faktin qe ky pervjetor e gjen PD serish ne qeverisje, Berisha ka deklaruar se ne zgjedhjet e qershorit 2013 ai do te perseris fitoren e korrur ne mars te vitit 1992.
Në këto zhvillime, shqiptarët ua besuan 20 vjet më parë PD, ishin pasivisht faktor përcaktuar të një ndryshimi epokal, por vendosën besimin e tyre te forca e re që kishte vetëm 1 vit e themeluar dhe këtë besim ata ia përsëritën kësaj force politike. Fakti që ky 20 vjetor e gjen në pushtet PD përbën jo vetëm nderimin më të madh, besimin më të madh, por edhe detyrime e përgjegjësi më të larta- tha Berisha.
Sipas tij, ky pervjetor eshte i nje rendesie te vecante se festohet ne kuader te 100 vjetorit te pavaresise dhe do te kremtohet me nderimet me te medha.
Duke qene se 22 marsi eshte dite pushimi, Berisha ka deklaruar se festa ne Tirane do te zhvillohet paradite e nuk do te ndalet deri pasdite vone.
Kreu demokrat i bëri ftesë gjithë shqiptarëve të bashkohen në festimet e këtij 20 vjetori. Do doja që kjo festë të ishte festë e të rinjve shqiptarë, festë e 20 vjecarëve shqiptarë, e brezit më të lumtur në historinë e këtij vendi që nuk jetoi një ditë në diktaturën që përjetuam- tha Berisha.