E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshillë Pecit në FB:Mos jep detaje për Afganistanin

TIRANE- Nje nate para mberritjes ne atdhe, nentetar Aleksander Peci ka ndare emocionet me miqte e tij ne profilin ne Facebook, kur ka njoftuar per orarin e zbritjes ne Rinas.

Mes shume urimesh, per mireseardhje e sherim te shpejte, vecohet nje keshille qe komandat Naim Dani i shkruan ne FB, per te mos dhene detaje rreth asaj qe ndodhi ne Afganistan, e per t’iu ruajtur kontaktit me gazetaret, pasi sipas tij ‘ata material duan’.

Një porosi të jap jo si shef, por si më i madh, mos trego se çfarë ka ndodhur me detaje dhe mos merr kontakt me gazetarët, se ata material duan, lexohet ne profilin e Pecit, shkruar nga Naim Dani.

Pas kesaj, Peci i pergjigjet se nuk ka pse te kete merak, pasi ai nuk ka pune me gazetaret.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›