E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, kontestim nga nderkombetaret

Nga Fatos Musliu

Komisioni Shteteror Zgjedhor ne Maqedoni ka pranuar verejtjet e vezhguesve nderkombetare per leshimet e bera ne raundin e pare. Saktesia e numrit te votuesve ne regjistrin zgjedhor eshte vene ne dyshim jo vetem nga OSBE-ODIHRe por edhe nga pjesemarresit ne garen zgjedhore. Zevendeskryetari i Komisionit Shteteror Zgjedhor, Subhi Jakupi, vlereson se filtrimi i regjistrit eshte nje operacion i komplikuar, meqe ne baze te numrit te banoreve te Maqedonise numri i trupit votues eshte shume me i madh. Ministri i drejtesise, Mihajlo Manevski, thote se nga zgjedhjet e ardhshme regjistrin zgjedhor do te azhurnoje KSHZ-ja.

Misioni vezhgues nderkombetar i OSBE-ODIHR-it ne rrethin e pare te zgjedhjeve presidenciale dhe lokale ka apostrofuar disa anomali ne procesin zgjedhor per te cilat ka rekomanduar te mos perseriten ne rrethin e dyte zgjedhor, qe do te mbahet me 5 prill. Saktesia dhe evidentimi i votuesve ne regjistrin zgjedhor, votimi familjar dhe presioni ndaj votuesve kane qene verejtjet me te theksuara te nderkombetareve per zgjedhjet e 22 marsit. Zevendeskryetari i Komisionit Shteteror Zgjedhor, Subhi Jakupi, vlereson se rekomandimet e OSBE-ODIHR-it jane te mireseardhura ne pasqyrimin sa me pozitiv te procesit zgjedhor ne Maqedoni. Ai thote se me OSBE-ODIHR-in kane nje bashkepunim te mirefillte dhe sugjerimet e tyre i japin kurajo KSHZ-se per te vazhduar dhe perfunduar organizim sa me te suksesshem te zgjedhjeve presidenciale dhe lokale.Z.Jakupi konfirmon se ne raportin preliminar te OSBE-ODIHR-it jane te apostrofuara verejtje te aspektit teknik, te cilat KSHZ-ja doemos duhet t'i permiresoje qe ne fund te marre vleresim pozitiv per procesin e gjithembarshem zgjedhor. Sa i perket regjistrit zgjedhor, Jakupi thote:

"Eshte nje operacion shume i komplikuar per KSHZ-ne, meqe duhet te vijme deri te nje realitet. Eshte nje barre shume e rende e KSHZ-se, e cila do te merret nga shtatori i ketij viti, prej kur regjistri zgjedhor do te jete ne kompetenca te KSHZ-se, andaj mendoj se duhet te angazhohemi qe ne zgjedhjet e ardhshme te kemi nje regjister cilesor pa anomali, per te cilat tani kemi verejtje e qe ka te beje me numrin e madh ne krahasim te votuesve me numrin e banoreve ne Maqedoni ".

Ministri i drejtesise, Mihajlo Manevski eshte kembengules ne domosdoshmerine e pastrimit teknik te regjistrit zgjedhor. Rreth 200.000 qytetare me pune te perkohshme jashte Maqedonise do te kene te drejte vote qe nga zgjedhjet e ardhshme. Ky numer duhet te inkorporohet me saktesi ne regjistrin zgjedhor.

"Duke u nisur nga rekomandimet e OSBE-ODIHR-it duhet te merremi me seriozisht me regjistrin zgjedhor. Ne vecanti ne ate pjese qe ka te beje me regjistrimin e shtetasve, qe punojne dhe jetojne perkohesisht jashte Maqedonise. Ne nje te ardhme te shpejte, regjistri zgjedhor do te azhurnohet nga KSHZ-ja", deklaron Mihajlo Manevski, minister i Drejtesise.

Zv/kryetari I KSHZ-se, Subhi Jakupi, ka folur edhe per nje dukuri, qe ka te beje me mosfigurimin fare te emrave te disa qytetareve ne regjistrin zgjedhor.

"Ata qytetare, qe nuk figurojne, nuk kane te drejte te votojne, meqe me ligj atyre ate dite nuk u lejohet votimi. Une nga keta qytetare kerkoj qe te paraqiten ne njesine rajonale te ministrise se drejtesise, me cka ata do te shfrytezojne te drejten, qe ne rrethin e dyte te munde te votojne".

Nga partite politike deri tek KSHZ-ja jane parashtruar 87 ankesa. Te njejtat jane azhurnuar ne afat te caktuar. "Te gjitha i kemi shqyrtuar dhe kemi sjelle vendim, me te cilin vetem ne shtate vendvotime do te kete perseritje, sepse aty u verejten anomali te asaj natyre, qe nuk jane ne harmoni me Kodin zgjedhor". Zv/kryetari i KSHZ-se, Subhi Jakupi, shpreson se ne rrethin e dyte zgjedhor, aktoret ne garen zgjedhore nuk do te kene mundesi per ankimime, meqe te njejtat ne kohe do te eliminohen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›