E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kruje, humbi ne bixhoz, thyen makinen e lojerave te fatit

Nje 30-vjecare nga Kruja eshte arrestuar si i dyshuar per shkaterrimin e nje lokali lojerash fati ne qytet, pasi kishte humbur nje sasi lekesh mbremjen e se dieles. Nderkohe qe ne qytetin e Beratit, policia ka sekuestruar nje lokal po lojerash fati, qe dyshohet se nuk kishte licence per aktivitet. Burime zyrtare thane dje per "KJ" se 30-vjecari Aleksander Dedja, banues ne Kruje, eshte arrestuar pasi eshte denoncuar nga drejtuesit e lokalit te lojerave te fatit, per thyerjen e pajisjeve. Mesohet se Dedja ka luajtur per disa ore dhe ka humbur nje shume lekesh. I irrituar 30-vjecari ka shkaterruar makinen ku po luante, me vlere 5 mije euro, ndersa akuzohet per vepren penale te "shkaterrimit te prones". Nderkohe qe pasditen e djeshme eshte bllokuar edhe nje lokal lojerash fati ne Rreth-Tapi te Kucoves. Policia e Beratit tha se nen hetim jane vene Mikel Hoxha dhe kusheriri i tij, per "aktivitet te paligjshem te lotarive sportive". Uniformat blu bllokuan pajisjet menjehere, pasi konstatuan se dy te rinjte nuk kishin asnje licence per aktivitetin.

A.B./E.H.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›