Zgjedhjet kutite edhe ne veri

Mungesa e autoritetit te Prishtines zyrtare ne kete pjese prej nje dekade ka bere qe te kerkohet me shume mobilizim ne menyre qe qytetaret te shfrytezojne te drejten e tyre per te votuar dhe qe procesi zgjedhor te jete i rregullt.
Policia ka potencial ta mbaje nen kontroll Kosoven por ne veri duhet nje prani me e madhe e EULEX-it dhe KFOR-it ka deklaruar Bajram Rexhepi minister i Brendshem ne largim i Kosoves.
Shpeshhere drejtoret serbe te shkollave ne Veri nuk kane lejuar perdorimin e objekteve arsimore si qendra te votimit.
Ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve tregojne se i kane bere gati planet qe nese dicka e tille ndodh atehere te krijohen mundesi te tjera per te votuar.
Ne si KQZ do bejme perpjekjet maksimale me autoritetet kompetente qe te hapen qendrat e rregullta te votimit. Ne mungese te kesaj KQZ i ka te pergatitura edhe qendrat alternative ka deklaruar Valdete Daka kryetare e KQZ-se.
Mos shtrirja e pushtetit ne kete pjese te Kosoves beri qe me 2009 ndonese ishin mbajtur zgjedhjet lokale per kryetar te komunave te rezultojne pa efekt.
Ne komunat veriore Zvecan Leposavic dhe Zubin Potok u paten zgjedhur kryetaret shqiptare te ketyre komunave ku pjesemarrja e votuesve ishte shume e ulet edhe perkunder thirrjeve per perfshirje ne zgjedhje.
Por pavaresisht kesaj per shkak te situates politike dhe te sigurise ata kurre nuk e moren mandatin e tyre.