Zgjedhjet lokale KQZ zevendeson kandidatet e opozites

Konstituohen KZAZ-te. Te premten dhe te shtunen mbledhja e pare. Kandidatet e pavarur afat deri ne 8 mars per tu regjistruar
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zevendeson komisioneret e Partise Socialiste dhe Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut. Me vendimin e marre dje anetari i katert ne 33 njesi vendore me numer cift do te jete nje person apolitik ndersa ne njesite vendore me numer tek person apolitik do te jete sekretari i zgjedhur nga KQZ nepermjet aplikimeve te bera. Komisionet Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve do te zhvillojne te premten dhe te shtunen mbledhjen e pare te tyre. Ngritja e KZAZ-ve krijon mundesine qe cdo kandidat i pavarur te mund te regjistrohet prane tyre per te marre pjese ne garen elektorale te 8 majit. Ky afat regjistrimi skadon ne 8 mars.
Konstituimi i KZAZ-ve
Do te emerojme ne detyren e anetarit te Komisioneve Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve kandidaturat e perzgjedhur. 33 kandidaturat e perzgjedhur do te jene anetare te KZAZ-ve me numer cift duke nisur nga numri 2 deri ne 66. Te gjitha emrat jane selektuar nga rreth 130 kerkesa dhe jane ne perputhje me kerkesat ligjore - theksoi dje kreu i KQZ-se Arben Ristani ndersa diskutohej zevendesimi i anetareve te KZAZ-ve. E njejta procedure eshte ndjekur dhe per emerimin e sekretareve por kete here ne 33 Komisionet Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve me numer tek. Kandidatet e zgjedhur per detyren e sekretarit ne 33 KZAZ me numer tek nga 1 te 65 do te kene vecantine qe do jene dhe juriste - sqaroi kreu i KQZ-se. Pas miratimit te zevendesimeve u miratua dhe projektvendimi ku percaktohej konstituimi i KZAV-e dhe zhvillimi i mbledhjes se pare te tyre. Te gjitha KZAZ-te e Tiranes duhet te zhvillojne mbledhjen e pare diten e premte kur do te zgjidhet perkatesisht dhe kryetari apo nenkryetari propozime keto qe me pas kalojne ne KQZ. Ndersa diten e shtune pritet te zhvillohet mbledhja e pare per te gjitha KZAZ-te ne rrethe. Menjehere me konstituimin e tyre KQZ con prane KZAZ-ve bazen materiale per nisjen e punes.
Regjistrimi i kandidateve te pavarur
Kandidatet e pavarur kane afat deri ne 8 mars per tu regjistruar ne Komisionet Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve cka do te mundesonte pjesemarrjen e tyre ne garen e 8 majit. pra ketij procesi secili kandidat qe do te garoje duhet te ngreje grupet nismetar dhe te mbledhe firmat e nevojshme. Kandidatet e pavarur ose qe mbeshteten nga zgjedhesit 60 dite para dates se zgjedhjeve duhet te regjistrojne komitetet nismetare dhe nga momenti qe ne po flasim jane rreth 5 dite diference. Pra duhet levizur me shpejtesi sepse data 8 eshte afati i fundit ku zgjedhesit qe do kandidojne duhet te plotesojne detyrimet ligjore. Eumlshte komiteti nismetar i tyre qe behet nga 9 zgjedhes minimalisht qe duhet te jene me adresa brenda njesise - sqaroi anetari element Zguri procedurat e kandidateve te pavarur. ndersa Ristani sqaroi me tej se secili kandidat duhet te mbledhe 1 per qind te firmave te 1 per qind te zgjedhesve te zones ku do kandidoje. Per kete i duhet nje grup nismetar i cili duhet te regjistrohet ne KZAZ. Duke qene se ky afat mbyllet ne 8 nese ne nuk konstituojme KZAZ iu heqim te drejten kandidateve te pavarur te regjistrohen. Plus qe jemi vetem 5 dite kohe prandaj duhet te ngrihen te 66 KZAZ dhe duhet te kene te pakten nje fillim te trajnimit - tha ai.