E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha BodesTe ulet taksa e makinave te perdorura

Taksa per shitjen e automjeteve te perdorura debat Berisha-Bode . Berisha Ka bllokuar tregun. Bode Detyrim i KE-se

Kryeministri Sali Berisha kerkoi dje ne mbledhjen e qeverise qe te gjendet mundesia e rishikimit te takses se automjeteve te perdorura pasi ne kete menyre po penalizohen qytetaret. Por i menjehershem ishte reagimi i ministrit te Financave Ridvan Bode sipas te cilit taksa eshte vendosur ne respekt te detyrimeve te Komisionit Evropian per mbrojtjen e mjedisit. Duke e cilesuar gabim Berisha kerkoi rishqyrtimin e kesaj takse por ministri i Financave Ridvan Bode i kujtoi se ky ishte detyrim i Komisionit Evropian.

Ceshtja e makinave te perdorura duhet te rishqyrtohet ajo faktikisht ka bllokuar tregun e tyre brenda vendit mundesisht te behet rishqyrtim i ketij qendrimi. Nuk po them qe ne te zbusim qendrimin ndaj automjeteve te perdorura sepse ato faktikisht funksionojne por duhet te rishohim kete takse se ne kemi bllokuar shitjen. Ndaj mundesisht me Ministrine e Puneve Publike te gjejme nje zgjidhje nje modalitet qe edhe mjedisin ta respektojme edhe tregun ta respektojme - theksoi z. Berisha. Ministri Bode reagoi duke deklaruar se taksa eshte e nevojshme. Ne repliken mes tyre Bode i kujtoi se taksa ishte detyrim nga raporti i Komisionit Evropian ndersa Berisha theksoi se keshtu po pengohet tregu. Me tej Berisha solli nje shembull duke shpjeguar Nje njeri nuk e shet dot nje makine te vjeter se e pengon taksa do te bleje te re dhe ne e dekurajojme ne kete menyre.
Duke pranuar se kjo takse ka bllokuar tregun ne vend Kryeministri debatoi me ministrin e Financave i cili kembenguli per mbajtjen e takses ne favor te mjedisit gje qe u kundershtua si zgjidhje e gabuar nga Kryeministri Berisha.
Jo. Nuk mund ti mbajme me ashtu sepse kemi bllokuar tregun. Ai sdo mbaje makinen e vjeter me cdo kusht pasi do te bleje nje te re. Te gjejme nje tjeter menyre ka me shume se nje zgjidhje. Tregun te mos e pengojme dhe mjedisin ta mbrojme - nenvizoi Berisha. Ndersa Bode u shpreh Une e kam sqaruar edhe nje here kjo takse eshte nje alternative detyruese nuk e kemi pasur. Ka qene nje nderhyrje energjike e Komisionit Evropian qe te implementojme kete forme. Po e hoqem fare brenda nje kohe shume te shkurter do te kthehemi ne varreza te te gjitha makinave te vjetra. Berisha replikoi duke thene Zoti Bode une e di qe ajo eshte vendosur te zevendesoje nje takse tjeter qe ishte e kam te qarte une ate dhe u vendos nje alternative per te permbushur nje kerkese te komisionit. Po gjithnje ka me shume se nje zgjidhje prandaj ne te shohim zgjidhje tjeter.
Debati mes te dyve u mbyll natyrisht ne favor te Kryeministrit qe mbrojti jo vetem tezen e zevendesimit te kesaj takse me nje tjeter qe te mos bllokoje tregun por edhe me kendveshtrimet e tyre teorike per doktrinat politike ku vetem doktrina e qendres se djathte nuk u permend.
Te denosh tregun me taksa jo majtizem qe seshte por eshte socializem i mirefillte. Antiglobalistet jane te majte. Mjedisoret jane ne qender mjedisor jam edhe vete une - u shpreh Berisha.

Debati Berisha-Bode ne mbledhjen e qeverise

Berisha Nje njeri nuk e shet dot nje makine te vjeter se e pengon taksa do te bleje te re dhe ne e dekurajojme ne kete menyre.
Bode Le te paguaje taksen.
Berisha Jo jo nuk i sherben njeriut.
Bode Kjo takse eshte nje alternative e detyrueshme dhe detyrim nga KE-ja po e hoqem do kthehemi ku ishim dhe do te boshatisen varrezat e makinave.
Berisha Jam i qarte e vendosem se plotesuam nje kerkese te Komisionit Evropian por te gjejme zgjidhje tjeter qe tregun te mos e demtojme dhe mjedisin ta mbrojme. Kjo qe bejme ne nuk mbron mjedisin por po u shit nje makine e vjeter po u shit te shitet me nje takse te vlefshme.
Berisha Ne korrigjojme kur bejme gabim. E shohim nuk ecen tani ndaj jane specialistet mblidhen bashke me mjedisin me Ministrine e Financave dhe gjejne nje menyre tjeter. Ne beme nje lloj pengese penaliteti per mosimportin e tyre por ne fakt penalizuam qytetaret tane. Jemi per ta marre nje takse por te gjejme menyren e duhur. Taksa qe pengon tregun nuk eshte takse taksa favorizon tregun ta denosh tregun me taksa jo haekizem.
Bode Eumlshte majtizem qe vjen nga ambientalistet.
Berisha Antiglobalistet jane te majte jo ambientalistet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›