Zgjedhjet lokale, misioni i ODIHR-it vijon edhe sot takimet

Delegacioni i i misionit të ODIHR-it i cili po zhvillon një vizite 4 ditore në Tiranë do të vijojë edhe sot takimet për të vlerësuar përgatijet për zgjedhjet lokale të 8 majit.
Gjatë ditës së sotme delegacioni i ODIHR-it pritet të takohet me kryetarin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Arben Ristani, me nënkryetaren Dëshira Subashi si dhe me anëtarët e Kolegjit Zgjedhor.
Gjithashtu delegacionit i ODIHR-it pritet të takohet sot edhe me kryeministrin Sali Berisha për t`u njohur me parapërgatitjet që po bën qeveria për zgjedhjet vendore të 8 majit.
Ndërkohë ditën e djeshme përfaqësuesit e misionit të ODIHR-it u takuan me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama, me kryetarin e LSI-së Ilir Meta, me ministrin e brendshëm Lulzim Basha si dhe me zëvendëskryeministrin dhe njëherësh ministrin e jashtëm Edmond Haxhinaston.
Synimi i misionit është të vlerësojë mjedisin parazgjedhor dhe përgatitjet për zgjedhjet e të rekomandojë nëse është e nevojshme një veprimtari e ODIHR-it lidhur me zgjedhjet.
Delegacioni i misionit të ODIHR-it do të qendrojë në vendin tonë deri 21 janar dhe më pas do të publikojë raportin me gjetjet dhe rekomandimet e tij pak kohë pas përfundimit të misionit.