E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zgjedhjet lokale në Kosovë, sot shorti për renditjen e subjekteve politike

PRISHTINË, 4 shtator/ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimet e zgjedhjeve lokale më 12 tetor 2025.

Tërheqja e shortit do të bëhet nga ora 11:00, thuhet në njoftimin për media nga KQZ-ja, raporton KosovaPress.

Më 12 tetor 2025 do të mbahen zgjedhjet e rregullta për kryetar të komunave dhe asamblistë të kuvendeve komunale.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›