Zgjedhjet, mbi 8000 emigrantë kthehen në atdhe
Burime zyrtare nga Policia bëjnë me dije se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, nga dogana e Kakavijës, e Tri Urave dhe ajo e Kapshtices kane hyre mijera emigrante. Ndërsa, pritet që sot kjo shifër të dyfishohet.
KORCE-GJIROKASTER-Rritet fluksi i emigrantëve që mbërrijnë për të votuar për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit nëpërmjet pikave kufitare të Kakavijës në Gjirokastër, Tri Urave në Përmet dhe asaj të Kapshticës, në Korçë. Burime zyrtare nga Policia bëjnë me dije se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, kanë hyrë nga dogana e Kakavijës dhe e Tri Urave, mbi 4 mijë emigrantë shqiptarë. Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës, Gentian Mullai dje pohoi se numri i emigrantëve që kanë hyrë nga Greqia në pikat kufitare të Jugut gjatë kësaj jave arrin në 20 mijë. Ndërsa, pritet që sot kjo shifër të dyfishohet. Mësohet se në 24 orët e fundit kanë hyrë nëpërmjet Kapshticë, 4200 emigrantë dhe 840 mjete. Ndërkohë, në Portin e Durrësit situata është krejt e qetë. Me gjithë apelin e politikanëve drejtuar emigrantëve tanë për të ardhur e për të votuar, në portin e Durrësit janë regjistruar shifra tepër të ulëta të udhëtarëve që kanë lundruar me tragete. Vetëm ditën e djeshme në këtë port u ankoruan 5 tragete të linjës Bari-Durrës. Me këto mjete udhëtuan 680 pasagjerë (203 prej tyre ishin shtetas të huaj), në një kohë që kapacitet e tyre transportuese janë për 7 mijë të tillë.
(d.b/BalkanWeb)