Tiranë, makina përplas dy kalimtarë, rëndë në spital
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulevardin “Bajram Curri” në kryeqytet. Makina me targë BJ 307 JB ishte në kundravajtje, dhe për shkak të shpejtësisë ka dalë nga rruga duke përfunduar në trotuar e duke marrë përpara dy kalimterë të rastit.
TIRANE- Dy persona kanë mbetur të plagosur pasi janë përplasur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulevardin “Bajram Curri” në kryeqytet. Mësohet se makina me targë BJ 307 JB ishte në kundravajtje , dhe për shkak të shpejtësisë ka dalë nga rruga duke përfunduar në trotuar e duke marrë përpara dy kalimterë të rastit.
Më pas makina ka përfunduar brenda një dyqani , për të cilin nuk dihen dëmet e shkaktuara. Policia bën të ditur se të plagosurit janë dërguar në Spitalin Ushtarak, ndërsa po hetohen shkaqet e ngjarjes. Ende nuk janë identifikuar të plagosurit dhe as drejtuesi i mjetit.
(e.n/BalkanWeb)