E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet me tre parti, pjesëmarrja më e ulët që nga vendosja e pluralizmit

Ditën e dielë në 15 nëntor 45 mijë zgjedhës do të vendosin për krerët e 5 njësive vendore. Edhe pse pesha specifike e këtyre zgjedhjeve të pjesshme nuk është e madhe, ky proces ka sjellë disa zhvillime interesante. Për shkak të bojkotit të opozitës, për herë të parë në 20 vite pluralizëm, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka shumicën e anëtarëve në grupet e numërimit , ndërkohë ky proces zgjedhor ka regjistruar edhe pjesëmarrjen më të vogël të partive që është vënë re në këto vite, pasi janë vetëm 3 parti që garojnë ditën e dielë.
Pavarësisht bojktotit të opozitës, KQZ-ja ka përgatitur të gjithë infrastrukturën e nevojshme duke garantuar për një proces normal zgjedhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›