E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta takon shefin e NATO-s Rasmussen

Zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht Ministri i Jashtëm Ilir Meta në vizitën e tij në Bruksel është takuar me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Rasmussen. Në bisedën me shefin e NATO-s Meta ka theksuar se Shqipëri është e angazhuar për paqen dhe sigurinë dhe se do të vazhdojë të kontribuojë në Afganistan. Sipas Metës roli i Shqipërisë është garant për stabilitetin në rajon duke shtuar se vendi ynë mbështet zgjerimin e NATO-s. Nga ana e tij shefi i NATO-s Rasmusen ka vlerësuar konributin e Shqipërisë në Afganistan dhe ka theksuar se qëndrimi i Shqipërisë ndaj Kosovës është tepër konstruktiv.
Gjatë qendrimit atje, kreu i diplomacisë shqiptare do të ketë takime intensive me autoritetet e Brukselit, përfshirë dhe komisionerin për zgjerimin Olli Rehn, ku në vëmendje do të jenë çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë dhe dhënia e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë nga BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›