E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në ? Malaj: Duhet një marrëveshje politike për ti kthyer legjitimitetin KQZ

Në një kohë që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është futur në një rrugë pa krye, duke vënë në pikëpyetje të madhe të gjithë procesin zgjedhor, deputeti i Partisë Socialiste Arben Malaj të vetmen zgjidhje e sheh përmes një marrëveshje politike. I ftuar në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News, Malaj shprehet se sado tensioni mes palëve ndodhet në maja, mundësia për dialog ekziston ende.

Është krijuar një krizë, kjo ka të bëjë me mentalitetin e mazhorancës, opozita kërkon garanci në cdo demokraci të lirë. Ajo që u diskutua gjatë ishte fakti se pasi janë zgjedhur anëtarët e KQZ, pavarësisht nga kush propozohen smund të ndahen më në bazë partish dhe të mendohet se do shërbejnë verbërisht si militant të tyre. Po të ishin përfaqësues partiakë skishin pse të bëjnë betim. Skam ndonjë formulë me vete, besoj se jemi në limitet për të mos dëmtuar kredibilitetin e zgjedhjeve. Opozita nuk po pret të jetë me humor Kryeministri, por pas kësaj situate është cënuar kredibiliteti i KQZ. Sot ngriu angazhimin edhe përfaqësuesi i PBDNJ, i cili ska përcaktuar ende koalicionin. KQZ-së duhet ti njohim vetëm një atribut, pavarësinë e tij. Shkarkimi i anëtarëve të tij, nuk bëhet më me ndryshimin e raporteve politike, por vetëm në raport me ligjin dhe kodin zgjedhor. Duhet një marrëveshje politike dhe kudo thuhet se krizat ulin palët në tavolinë, ndaj le të jemi optimist deklaroi Malaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›