E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhbllokohet qarku i Fierit, Vasili: PS-LSI do ta zgjidhin shumë shpejt

Përkundër kritikave dhe pasojave politike me ngërcin më të fundit në KQZ, aleanca PS-LSI duket se do të shërbejë për zhbllokimin e qarkut të Fierit, alibia e vetme e opozitës që la në klasë vendin në marrjen e statusit kandidat.

Edhe pse e pritshme, tashmë ky hap është konfirmuar zyrtarisht nga nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, teksa ka zhvilluar një takim me strukturat e LSI në këtë qark.

Shumë shpejt do zgjidhet çështja e qarkut të Fierit. Opozita e bashkuar në komuna dhe bashki, do ti jepë fund veprimeve abusive ëhstë shprehur ai.

Vasili më tej ka shprehur besimin e plotë se e majta e bashkuar është e sigurt për fitore në zgjedhjet e 23 qershorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›