Zgjedhjet në Fierzë, fiton kandidati i PD-së

Ka përfunduar procesi i numërimit në komunën e Fierzës ku kandidati i PD-së Gjelosh Peplokaj ka fituar ndaj kandidatit të LSi-së Mehmet Ponarin. Sipas informacioneve Gjelosh Peplokaj ka fituar 903 vota nga 958 vota që ishin në kutitë e numërimit. Zgjedhja e ish kryetarit të Komunës Besnik Dushaj, deputet më 28 qershor detyroi zgjedhje të parakohshme edhe në Fierzë. Në komunën e Fierzës pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje deri në afatin e përfundimit të procesit ka qënë rreth 40 përqind.
Ndërkohë vazhdon normalisht procesi i numërimit në bashkinë e Klosit, dhe të Fushë-Arrëzit, në komunën e Otllakut dhe në minibashkinë numër 10 në Tiranë.
Ndërkohë vazhdon normalisht procesi i numërimit në bashkinë e Klosit, dhe të Fushë-Arrëzit, në komunën e Otllakut dhe në minibashkinë numër 10 në Tiranë.