E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit

Zgjedhjet e pjesshme lokale që u zhvilluan në pesë njësi vendore u karakterizuan nga proces normal dhe pjesëmarrje mesatare.
Veç njësisë numër 10 në Tiranë, zgjedhje të pjesshme lokale u zhvilluan edhe në Bashkinë e Klosit dhe Fushë Arrëzit dhe komunat e Fierzës dhe Otllakut. Në njësinë numër 10 në kryeqytet pjesëmarrja ka qënë deri në momentin e përfundimit të afatit kohor në 20 pëeqind
Pas vendimit për bojkot nga Partia Socialiste, gara elektorale u zhvillua me aleatëve qeverisës, PD- LSI, ndërsa në Komunën e Otllakut, në garë është edhe Partia Komuniste e Reformuar.
Zgjedhjet në këto njësi u zhvilluan pasi kryetarët e larguar fituan mandatin e deputetit më 28 qershor.
Në Komunën Otllak në rrethin e Beratit, nga 10205 persona të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 3200 prej tyre. Përkthyer në përqindje afro 32 përqind. Në 15 Qendrat e Votimit në këtë Komunë, procesi u zhvillua normalisht
Në Komunën e Otllakut, u votua për Muharrem Hoxhën, kandidat të Partinë Demokratike, Nasi Gjoka që përfaqëson Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Hektor Beqollari, nga Partia e Punës e Rinovuar.
Procesi zgjedhor është mbyllur sipas afateve ligjore edhe në Bashkinë e Klosit. Pjesëmarrja në votime ishte rreth 50 %.
Edhe bashkia Fushë Arrëzit në rrethin e Pukës është një nga 5 njësitë vendore ku votohet për kreun e njësisë vendore.
Edhe në bashkinë e Fushë Arrëzit, zgjedhjet e pjesshme lokale diskutohen mes aleatëve qeverisës, PD- LSI. Për Partinë Demokratike, konkurron Alfred Qafa, ndërsa Dedë Gjergji, është kandidat i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Pjesëmarrja në votime deri në afatin e mbylljes së procesit të votimit ka qënë në 40 përqind.
Zgjedhja e ish kryetarit të Komunës Besnik Dushaj, deputet më 28 qershor detyroi zgjedhje të parakohshme edhe në Fierzë.
Edhe në këtë njësi vendore, gara zhvillohet mes aleatëve qeverisës, PD- LSI.
Në garë për kreun e Komunës së Fierzës, janë dy kandidatë. Gjelosh Peplokaj, kandidon për Partinë Demokratike, ndërsa në kampin tjetër Lëvizja Socialiste për Integrim ka kandiduar Mehmet Ponarin. Në komunën e Fierzës pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje deri në afatin e përfundimit të procesit ka qënë rreth 40 përqind

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›