Zgjedhjet në Francë, Sarkozy ashpërson gjuhën ndaj Hollande
Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, bëri thirrje për kufi më të sigurt dhe përforcim të identitet kombëtar, duke tentuar që të mposhtë kundërkandidatin e tij, socialistin Francoise Hollande, një javë para rundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Sarkozy, i cili pas Hollande mbetet 10% në prag të zgjedhjeve të 6 majit, me porosinë e tij iu drejtua 1/5 së djathtës ekstreme, përkrahja e të cilëve i duhet për të fituar mandatin e dytë.
Gjatë fjalimit të tij në Toulouse, Sarkozy fjalën `kufij` e përdori disa herë, duke theksuar se dashuria ndaj atdheut nuk duhet të përzihet me ideologji të rrezikshme nacionaliste.
Për fitore Sarkozy i duhet rreth 80% e votuesve, por anketat tregojnë se vetëm deri në 60% e tyre mund ta përkrahin.Spekulimet se Sarkozy mori shuma të rëndësishme për fushatën e tij në vitin 2007 nga ana e ish-diktatorit libian qarkullaun për herë të parë në mars 2011, kur një pretendim i tillë u ngrit nga djali i Gaddafit, Saif al-Islam.
Në atë kohë, Franca ishte një prej vendeve kryesore që mbështeste sulmet e NATO-s ndaj forcave qeveritare libiane, në konfliktin midis autoriteteve dhe rebelëve.