E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet ne Haiti shpallen te vlefshme

Pavaresisht akuzave te demonstruesve per manipulime komisioni zgjedhor provizor ne Haiti i shpalli zgjedhjet presidenciale ne shumicen e njesive zgjedhore te shtetit te Karaibeve te vlefshme.

Nga ana tjeter ne kryeqytetin Port-au-Prince disa mijera demonstrues kerkuan anulimin e zgjedhjeve. Ata e akuzuan qeverine per manipulim ne favor te kandidatit Jude Ceacutelestin. Edhe 12 prej 18 kandidateve te zgjedhjeve presidenciale kerkuan anulimin e zgjedhjeve. Misioni i OKB-se ne Haiti Minustah shprehu shqetesim mbi zhvillimet dhe u beri thirrje njerezve te ruajne qetesine.

Ne Haiti u zhvilluanzgjedhjet presidenciale qe shihen si nje nga me te rendesishme te vendit ne shume vjet. Rreth 4.5 milione votues ishin thirrur te mernin pjese per zgjedhjen e presidentit te vendit qe perpiqet te rimekembet nga termeti i fuqishem i muajit janar dhe qe tani po lufton me epidemine e koleres.

Tre nga 18 kandidatet qe jane ne gare kane dale ne krye. Ish zonja e pare Mirlande Manigat do te ishte gruaja e pare presidente nese zgjidhet. Nje artist popullor Mishell Martelli ka terhequr grupe te medha perkrahesish.

Nje tjeter kandidat anetar i partise jopopullore ne pushtet Xhad Selestin eshte nje prej kandidateve kryesore. Rezultatet e para te votimeve te sotme nuk priten para dates 7 dhjetor dhe ato perfundimtare pritet te shpallen ne daten 20 dhjetor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›