Zvicra voton ligjin per debimin e krimineleve te huaj
Rreth 53 per qind e zviceraneve sipas exit-polleve te para kane votuar pro per nje nga ligjet me te ashpra per te huajt ne Evrope. Sipas televizionit zviceran shumica ka votuar pro projektligjit i cili do te lejonte qe te huajt kriminele te mund te deboheshin menjehere nga Zvicra pas denimit te tyre.
Zvicra i tha po keshtu njerit prej ligjeve me te ashpra per te huajt ne Europe sipas te cilit huajt kriminele mund te debohen menjehere pas denimit te tyre. Sipas ketij ligji arsye per debim mund te jene pervec krimeve kapitale edhe perfitimi i ndihmes sociale permes mashtrimit. Mbeshtetesit e kesaj ideje pretendojne se emigrantet jane me se shumti pergjegjes per krimet ne Zvicer dhe se nuk duhet te lejohen te qendrojne aty. Kundershtaret e kesaj ideje thone se projektligji nuk do ti ndalonte krimet qe gjithsesi jane te uleta por mund te deboje shume prej atyre qe kane jetuar gjithe jeten e tyre ne Zvicer. Iniciativa per kete ligj ka ardhur nga partia konservatore Partia Popullore Zvicerane SVP. Kryetari i kesaj partie Toni Brunner eshte shprehur se rreth 70-80 e te burgosurve ne burgjet zvicerane jane te huaj dhe me qellim qe te rrisim sigurine ne Zvicer partia popullore synon debimin e krimineleve ne te ardhmen. 23 e popullsise ne Zvicer jane te huaj dhe kjo eshte nje nga shifrat me te larta ne Europe. Ne kemi ne Zvicer dy lloje te huajsh te huajt qe duan te punojne dhe respektojne ligjet tona keta te huaj jane te mireseardhur. Pastaj kemi te huajt e tjere te cilet nuk duan te punojne - tha Patrick Freudiger i Partise se djathte Popullore zvicerane. Partia popullore zvicerane po ben fushate te ashper qe grupi i dyte i te huajve te jete i detyruar te largohet nga vendi dhe shume zvicerane pajtohen me kete. Te huajt qe nuk jane te integruar ne Zvicer dhe ne sistemet tona dhe kryejne delikte eshte e qarte qe duhet te largohen nga vendi. Mendoj se kur te huajt vijne ketu ata duhet ti pershtaten Zvicres duhet te marrin mentalitetin tone dhe natyrisht nuk duhet te kryejne krime. Keta njerez duhet te dalin jashte dhe eshte e ndaluar te kthehen. Nuk eshte e lejuar qe ata te kthehen ne vendin tone - tregon me tej ai. Por jo te gjithe e kane me te vertete te qarte nese propozimi i largimit nga Zvicra vlen per kriminelet te huajt qe nuk integrohen apo thjesht per te huajt ne pergjithesi. Sondazhet e fundit te opinionit tregonin se votuesit do ti thone po propozimit per debimin. Ne qofte se vertet ndodh keshtu Zvicra do te kete ligjet me te rrepta te deportimit ne Europe. Shume analiste mendojne se ato do te cenojne Konventen Europiane per te Drejtat e Njeriut. Ky votim do te jete nje sinjal i qarte per komunitetin e madh te te huajve te Zvicres. Ai nuk ka te beje me disa ceshtje komplekse ligjore per menyren se si te veprojne me disa tipa te vecante kriminelesh te huaj ajo qe duan te bejne shumica e njerezve ne kete votim eshte te deklarohen kunder te huajve dhe ky eshte motivacioni kryesor - mbeshtesin ata.