E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Hungari/ Pak orë para mbylljes së kutive të votimit, pjesëmarrja rekord, mbi 11% më shumë se katër vite më parë

Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet parlamentare në Hungari ka shënuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në 74.23% deri në orën 17:00, sipas të dhënave zyrtare.

Ky nivel përfaqëson një rekord të ri krahasuar me zgjedhjet e mëparshme në të njëjtën orë, duke treguar një mobilizim të fortë të qytetarëve në një proces zgjedhor me rëndësi të veçantë politike. Në zgjedhjet e kaluara, pjesëmarrja në këtë orar ka qenë dukshëm më e ulët.

Krahasuar me vitin 2022, pjesëmarrja këtë herë është mbi rreth 11 pikë përqindje më e lartë.

Rritja e fortë e pjesëmarrjes lidhet me klimën e tensionuar politike dhe rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, të cilat konsiderohen vendimtare për të ardhmen politike të vendit.

Analistët vlerësojnë se interesi i lartë i votuesve mund të ndikojë ndjeshëm në rezultatin final, ndërsa pritet të shihet nëse ky trend do të vazhdojë deri në mbylljen e procesit të votimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›