Zgjedhjet në Itali, Monti voton në Milano,Bersani në Piaçenca

Të tjera rreth shkrimit Europa mban sytë në Itali? VIDEO Profili i kandidatëve për kryeministër
ROME- Rreth 50 milionë italianë janë thirrur sot e nesër të votojnë për zgjedhjet e Dhomës së Deputetëve dhe të Senatit të Republikës Italiane nga i cili do të dalë dhe kryeministri i ardhshëm i Italisë. Në rajonet e Lombardisë, Lacios dhe Molizes votohet edhe për rinovimin e këshillave rajonale dhe për presidentët e këtyre rajoneve.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 08:00 - 22:00 dhe nesër më 25 shkurt nga ora 07:00 deri në orën 15:00. Italia është përfshirë nga moti i keq me dëborë dhe shi dhe autoritetet vendore po punojnë fort që ky mot të mos i pengojë votuesit t’i drejtohen qendrave të votimit. Ata po punojnë për të mbajtur të hapura qendrat ku po votohet.
Sondazhet e fundit të publikuara të premten kanë parashikuar fitues Pier Luigi Bersanin i cili udhëheq koalicionin e qendrës së majtë por sipas analistëve për krijimin e qeverisë është e nevojshme edhe bashkëpunimi me Lëvizjen Lista Monti e udhëhequr nga Mario Monti i cili është vlerësuar si një teknokrat i orientuar dhe profesionaliteti dhe lidhjet e mira me institucionet e BE-se janë konsideruar si kyçi i suksesit në rimëkëmbjen e Italisë.
DHOMA E PARLAMENTIT, PJESEMARRJA NE VOTIME NE ZBRITJE
Në orën 12:00 mediat italiane flasin për rënie të pjesëmarrjes së votimeve për dhomën e deputetëve. Tg com flet për një pjesëmarrje më të vogël në votime në krahasim me zgjedhjet politike të 2008. Në këtë orë pjesëmarrja ishte 13. 00 ndërsa në zgjedhjet e 2008 ka qenë 15. 7 %
VOTON BERSANI
Ora 11:07 Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokrate, njëkohësisht kandidati kryesor për fitimin e zgjedhjeve parlamentare në Itali, Pier Luigi Bersani, votoi në Piaçenca, në shkollën fillore ''Renzo Pezzani''. Bersani votoi në qendrën e votimit numër 37, i shoqëruar nga bashkëshortja Daniela Ferrari dhe vajzat Elisa e Margherita
(Foto: Bersani duke votuar)
VOTON MONTIN E ROBERTO MARONI
Ora 10:10 Kryeministri në detyrë dhe kandidat për kryeministër votoi në qendrën e votimit në shkollën fillore të sheshit Sicilia në Milano. Profesori mbërrit në këmbë dhe i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Elsa, vajza dhe nipërit. “Kujtojmë gjithmomë se vota është esenciale për demokracinë”- shkruan Monti në Twitter duke publikuar dhe foton e tij duke votuar.
(Foto: Monti duke votuar)
Ndërkohë Roberto Maroni, kreu i Lega Nord i cili kandidon për president të rajonit të Lombardisë votoi në Lozza.
SONDAZHET E FUNDIT FAVORIT KOALICIONI I MAJTE ME BERSANIN

Por edhe partia e Niki Vendola përbën një komponent kyç e cila mund të bashkohet me grupin e Montit pavarësisht qëndrimeve të ndryshme në çështjen e martesave mes homoseksualëve ku Vendola është një homoseksual i deklaruar ndërsa Monti një katolik i devotshëm.
Por supriza e kësaj fushate elektorale ka qenë suksesi i Lëvizja “5 yjet” e udhëhequr nga ish-komedianit Beppe Grillo duke frikësuar partitë e mëdha politike që sipas parashikimeve mund të dalë e treta apo dhe e dyta në zgjedhjet parlamentare.
Ndërsa Silvio Berlsuconi i cili udhëheq koalicionin e qendrës së djathtë ka bërë apelin e fundit se italianët duhet të mësojnë të votojnë në interesin e tyre dhe ka këmbëngulur se politikat antikrizë të kryeministrit Mario Monti kanë dëmtuar imazhin e Italisë.
FAKTE PER ZGJEDHJTET
Zgjedhësit në territorin kombëtar të vendit janë:
- për Dhomën e Deputetëve 47 011 309, nga të cilët 22 569 269 meshkuj dhe 24 442 040 femra
- për Senatin 43 071 494, nga të cilët 20 547 324 meshkuj dhe 22 524 170 femra
- qendrat e votimit janë 61 597
DHOMA E DEPUTETEVE: Do të zgjidhen 618 deputetë
SENATI: Do të zgjidhen 309 senatorë
ITALIANET QE VOTOJNE JASHTE ITALISE
Do të zgjedhin 12 deputetë dhe gjashtë senatorë
Italianët që votojnë jashtë vendit për Dhomon e Deputetëve janë 3 438 670
Italianët që votojnë jashtë vendit për Senatin janë 3 103 887
Zgjedhjet në tre rajonet kanë 12 838 939 votues
Qendrat e votimit mbyllen sot në orën lokale 22:00 për t'u hapur nesër nga ora 07:00 deri në orën 15:00
Menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit fillon numërimi i votave
Zgjedhje të përgjithshme u zhvilluan të parakohshme në Itali, pasi në dhjetor deputetët e bllokut të Berlusconit tërhoqën mbështetjen për qeverinë Monti, duke sjellë rrëzimin e saj.
Redaksia online
(lç/shqiptarja.com)