E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet ne Kosove 8 parti politike nga radhet e komunitetit serb

Te dielen me 12 dhjetor ne Kosove do te mbahen zgjedhjet e jashtezakonshme parlamentare. Rreth 30 subjekte politike me rreth 1 mije e 300 kandidate jane regjistruar per te marre pjese ne keto zgjedhje. Ne mesin e tyre jane edhe tete parti politike nga radhet e komunitetit serb te cilet besojne se me pjesemarrjen ne zgjedhje do te krijojne hapesire per te zgjidhur problemet me te cilat perballet komuniteti serb ne Kosove. Pjesemarrja e tyre kundershtohet nga perfaqesuesit serbe ne veriun e Kosoves. Ne Parlamentin 120 vendesh te Kosoves pjesetaret e komunitetit serb i kane te garantuara dhjete vende ndersa pjesemarrja ne zgjedhje atyre mund tu siguroje perfaqesim me te gjere. Ne mesin e 29 subjekteve politike te regjistruara per pjesemarrje ne zgjedhjet e 12 dhjetorit tete jane nga radhet e komunitetit serb te cilet kane vendosur te marrin pjese ne votime me gjithe qendrimin e Beogradit se nuk ka kushte per nje gje te tille. Perfaqesuesit e ketyre subjekteve besojne se pjesemarrja ne zgjedhje eshte rruga me e mire per zgjidhjen e problemeve te komunitetit serb. Sllobodan Petrovic eshte kryetar i Partise se Pavarur Liberale serbe e cila qe nga vitit 2007 ishte pjese e institucioneve te Kosoves. Ai thote se pervoja e deritanishme ka deshmuar se pjesemarrja ne zgjedhje eshte rruge per permiresimin e jetes se qytetareve por edhe shtendosjen e marredhenieve ndermjet komuniteteve.
Kryetari i Partise Social Demokratike serbe Sllobodan Petkovic thote se nje bashkesi qe ka probleme duhet te angazhohet per ti zgjidhur ato dhe kjo eshte arsyeja e pjesemarrjes ne zgjedhje. Ai thote se komuniteti serb nuk eshte i perfaqesuar si duhet dhe perballet me shume probleme duke filluar nga pronat e zaptuara.
Nderkaq Radomir Dimic eshte themelues i nismes qytetare shumetnike Krahu i Popullit. Ai pret nje pjesemarrje me te gjere te pjesetareve te komunitetit serb ne zgjedhjet e 12 dhjetorit. Perfaqesuesit e subjekteve politike serbe mendojne se bisedimet ndermjet Prishtines dhe Beogradit jane te domosdoshme dhe veten e shohin pjese te delegacioneve te Prishtines. Ata u kane bere thirrje bashkekombesve te tyre ne veriun e Kosoves qe ti japin fund bojkotimit te deritanishem te zgjedhjeve dhe te behen pjese e institucioneve ne funksion te ndryshimit te gjendjes ne ate zone. Por perfaqesuesit e serbeve ne veri qe jane edhe kundershtaret me te ashper te pavaresise se Kosoves refuzojne cdo perfshirje ne jeten institucionale te Kosoves. Ne Parlamentin 120 vendesh te Kosoves pjesetaret e komunitetit serb i kane te garantuara dhjete vende ndersa pjesemarrja ne zgjedhje atyre mund tu siguroj perfaqesim me te gjere. Pas zgjedhjeve te para parlamentare serbet me 22 deputete qene shnderruar ne forcen e trete politike ne Parlamentin e Kosoves.
emsp

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›