Berisha-femrave Luftoni per barazine gjinore
Kryeministri Berisha duke vleresuar kontributin e femrave ne shoqerine shqiptare i beri thirrje atyre te luftojne per nje shoqeri te barabarte.
Duke folur nje nje aktivitet te organizuar per diten kunder dhunes kryeministri Berisha theksoi se barazia gjinore nuk ekziston.
Sipas tij vihet re nje diskriminim te thelle te grave edhe pse jane bere perpjekje shume te madhe per te ecur drejt barazise gjinore kjo gje faktikisht nuk ekziston.
Rroga e ulet e grave deshmon se diskrimini eshte operativ ne cdo qelize te kesaj shoqerie theksoi Berisha duke shtuar se qeveria do te beje gjithcka te mundur qe te favorizoje kontributin grave ne biznes dhene kete drejtim do te kete edhe skema te vecanta.
Ai theksoi gjithashtu se shoqeria shqiptare duhet te angazhohet per nje perballje teresore te ketij problemi. Une po ju bej thirrje te mos e prisni si lemoshe nga burrat por te ngriheni fuqishem me forcen e moralit tuaj pasi me kete qendrim ju keni mundesi qe ta beni shoqerine me qytetare shtoi me tej kryeministri Berisha.
Gjithashtu kryeministri Berisha duke e cilesuar dhunen ndaj grave si nje problem themelor te shoqerise sone theksoi se ky fenomen eshte poliedrike dhe ka te beje me lirite dhe te drejtat themelore te njeriut por edhe me emancipimin e vete burrave.