E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet ne Kosove AAK zgjedh Haradinajn si kryeminister

Prishtine 1 dhjetor - Aleanca per Ardhmerine e Kosoves hapi fushaten parazgjedhore ne oren 0001 te se merkures. Supriza e kesaj fushate eshte se AAK-ja ka deklaruar se kryetari i saj Ramush Haradinaj do te jete kandidat per kryeminister i ardhshem i Kosoves.

Blerim Shala nenkryetar i pare i AAK-se tha se votuesit kosovare do ti ndeshkojne ata qe sipas tij per tri vjet qeverisje i sollen vetem dem Kosoves. Ai u ka dhene fjalen qytetareve qe pas dy vjetesh ata do te mund te udhetoni pa viza ne Evrope nderkohe ka premtuar edhe zhdukje te korrupsionit nga qeveria.

Ne emer te partise Shala nominoi per kryeminister Ramush Haradinaj. Uke Rugova i dyti ne listen e AAK-se tha se kryetari i AAK-se Ramush Haradinaj do te kthehet ne Kosove.

A permendi bashkepunimin qe presidenti i ndjere ka pas me kryeministri Ramush Haradinaj dhe sipas tij bashkepunimi mes AAK-se dhe LDK-se po vazhdon me nje ofrim te tij dhe partise se Haradinaj.

Te pranishem ne hapje te fushates pos anetareve dhe simpatizanteve te shumte te AAK-se ne cilesine e mysafireve te ftuar moren pjese edhe Princi Leka II dhe kryetari i Partise Demokratike Shqiptare ne Maqedoni Menduh Thaci.

NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›