Zgjedhjet ne Kosove Fule Do rrisin kredibilitetin demokratik

Komisioneri i zgjerimit te BE-se Stefan Fyle ka shprehur bindjen se zgjedhjet e se dieles ne Kosove do te jene te lira dhe ne kete menyre do te rrisin kredibilitetin demokratik te Kosoves.
Komisioneri Fule i pyetur se cili eshte qendrimi i tij per kerkesen e Beogradit ndaj serbeve te Kosoves qe te mos marrin pjese ne zgjedhje dhe frikesimi i tyre Fule tha Sa kuptoj une eshte se vendimi i Qeverise se Serbise edhe pse nuk shkon ne drejtimin qe te mbeshteten zgjedhjet e lira dhe demokratike te Kosoves u le hapesire te mjaftueshme qe serbet qe jetojne ne Kosove ne baza individuale te mund te vendosin vete e te dalin ne zgjedhje dhe te zgjedhin perfaqesuesit e tyre.
Ai tha se shpreson se te gjithe njerezit qe jetojne ne Kosove perfshire edhe serbet do te shfrytezojne kete te drejte dhe te marrin pjese ne zgjedhje.
Poreuroparlamentarja Doris Pack ka kritikuar Serbine per thirrjet qe ka bere ndaj serbeve te Kosoves qe te mos dalin ne keto zgjedhje.
Serbet e Kosoves duhen te lihen te qete dhe te dalin ne zgjedhjet e Kosoves per te vendosur vete per fatin e tyre e jo ti mesoje Beogradi se cfare te bejne ka thene Pack.