E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen 88 përqind e votave, rezultatet e deritanishme

Janë numëruar 88.04 përqind e votave në Kosovë. Sipas të dhënave nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 41.29% apo 306 556 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 21.83% apo 162 033 vota dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.75 përqind apo 131 798 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë siguruar 7.68% të votave apo 56,994 vota, ndërsa Lista Serbe ka marrë 3.96% apo 29,406 vota. Koalicioni për Familje ka marrë 2.31% apo 17,174 vota.

Procesi i numërimit vazhdon ndërsa rezultatet e tjera priten në orët në vijim.

Sipas KQZ, në procesimin e votimit të 9 Shkurtit morën pjesë 799 954 qytetarë apo 40.59%.

/abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›