E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet ne Kosove SHBA e shqetesuar per deklaratat e serbeve

Diplomati i larte amerikan Tom Kantrimen tha se Uashingtoni eshte i shqetesuar per deklaratat e bera javen e kaluar nga zyrtaret serbe ne Kosoven veriore lidhur me zgjedhjet parlamentare me 12 dhjetor.

Ne nje degjim ne Komisionin e Helsinkit te Shteteve te Bashkuara zyrtari i larte i Departamentit amerikan te shtetit Tom Kantrimen tha se keto kercenime kane frikesuar votuesit te cilet deshirojne te marrin pjese ne zgjedhje.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara presin dhe inkurajojne qeverine e Serbise te beje cdo gje te mundur per te parandaluar cfaredo dhune te tille.

Dje nje boshnjak i cili ishte pjese e ekipit per organizimin e zgjedhjeve ne pjesen veriore te Kosoves u vra ne kete rajon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›