Himarë- Përkujtimorja e Aristotel Gumës, incidente nga Agimi i Artë
Himarë- Në Himarë sot është zhvilluar përkujtimorja e vdekjes së të riut himariot Aristotel Guma, që humbi në një aksidenti automobilistik më 12 gusht të vitit 2010.
Por qarqet ekstremiste greke, përfaqësues të Agimit të Artë, partisë neonaziste greke, kanë reaguar dhunshëm ndaj gazetarëve shqiptarë, duke mos lejuar xhirimet, madje duke tentuar edhe thyrjen e kamerave të pranishme në këtë përkujtimore.
Forcat ekstremiste greke kanë kryer akte antishqiptare në kishë dhe në varreza, në përpjekje për ta kthyer Aristotel Gumën në një martir që ka rënë sipas tyre për të mbrojtur interesat e Greqisë në Himarë.
Eksponentët e partisë neonaziste greke kanë kërkuar të kryejnë një rit brenda kishës në Himarë-Fshat, por prifti është larguar nga kisha. Një grup të rinjsh të veshur me bluzat e zeza të Agimit të Artë, ndërsa familjarët e të ndjerit Guma
kryenin ritet, shpalosën flamurin e Vorio-Epirit dhe Agimit të Arte dhe lexuan një deklaratë antishqiptare dhe antikushtetuese.
Mbrëmjen e datës 12 gusht 2010 35-vjeçari Aristotel Guma gjeti vdekjen. Motoçikleta që drejtohej nga 35-vjeçari Aristotel Guma është goditur nga një Audi-A3 ngjyrë gri, që më vonë u mësua se drejtohej nga Ilir Muka nga Vlora. Nga përplasja, fillimisht motoçikleta ka goditur një shtyllë dhe më pas, është përplasur dhjetëra metra zvarrë në rrugë.
Vdekja e Gumës pasoi një konflikt mes viktimës dhe një grupi të rinjsh shqiptarë nga Vlora, duke ngjallur reagimin e ashpër të banorëve greqishtfolës së Himarës, të cilët bllokuan për 13 orë aksin nacional Vlorë-Sarandë, me pretendimin se ky është një krim i qëllimshëm.