E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet ne Kosove nuk ka incidente te renda

Kosova sot voton ne zgjedhjet e jashtezakonshme per te zgjedhur nje parlament te ri pas krizes qe pasoi doreheqjen e presidentit Sejdiu dhe largimin e LDK-se nga koalicioni qeverises.

Procesi i votimit ka filluar dhe informacionet e para i ka dhene Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Situata zgjedhore ne Prishtine deri me tani eshte e qete njerezit kane dale ne votime dhe ka patur nje interesim me te larte krahasuar me zgjedhjet e fundit te zhvilluar ne vend.

Keto jane zgjedhjet e para te pergjithshme qe zhvillohen ne Kosoven e pavarur.

Mesohet se ka patur nje takim mes kryetares se delegacionit te Parlamentit Evropian Doris Pack dhe drejtuesve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Pack ka vleresuar procesin e deritanishem dhe ka inkuajuar KQZ-ne ne punen e saj.

Pack ka verejtur disa probleme sic eshte ajo e llambes ultraviolet qe verteton nese votuesit kane votuar apo jo. Megjithe problemet ne Prizren Peje Mitrovice me llambat qe pritet te zevendesohen sa me pare procesi nuk eshte nderprere por ka vijuar qetesisht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›