Kenedy i Gjermanise

Nje karriere keshtu ne Gjermani nuk ishte pare kurre me pare. Asnje politikan nuk i kishte ngjitur me shpejt se ai shkallet e pushtetit. Ne Parlamentin e Berlinit baroni Karl-Theodor zu Guttenberg hyri si deputet i thjeshte i CSU-se ne vitin 2002. Atehere pinjolli i nje prej familjeve me fisnike te Gjermanise ishte vetem 31 vjec. Gjashte jave me vone baroni bukurosh u zgjodh sekretar i pergjithshem i CSU-se. Nje detyre qe 147Ka-Te148 ashtu sic e therrasin shkurt e mbajti per jo me shume se 100 dite sepse ne shkurt te vitit 2009 u be ministri me i ri i Ekonomise gjermane. Nuk kaluan as shtate muaj dhe Guttenberg hodhi nje tjeter hap me 28 tetor te vitit te kaluar u be minister i Mbrojtjes. Qe atehere eshte beniamini i gjermaneve i perkedheluri i medieve. E perjavshmja gjermane 147Stern148 e cilesoi kohet e fundit si 147Princi i zemrave148. Nga nje princ me kravate me ngjyra delikate qe ka zbehur yllin e Angela Merkel-it per sa i perket popullaritetit ne vend renditet i pari 72 per qind i ndjekur ne vend te dyte nga nje tjeter aristokrate Ursula von der Lyen ministre e Punes ndersa kancelarja pozicionohet vetem e pesta. Javen e kaluar ne Kongresin e fundit te CDU-se partia e Merkel-it 147Ka-Te148 mori duartrokitje te pafundme nga delegatet qe deklaronin 147Sa keq qe eshte akoma ne partine e gabuar148. Ne nje tjeter sondazh per prezencen e tij ne publik gezon mbeshtetjen e 87 per qind te te pyeturve. Si eshte e mundur qe ne nje vend kaq socialdemokrat dhe protestant si Gjermania njerezit 147cmenden148 per nje aristokrat bavarez dhe katolik 147As qe e kam idene pergjigjet ai sa here qe e pyesin148. Shume te tjere e lidhin me motive estetike pervecse se eshte me i riu Guttenberg eshte edhe me fotozheniku. Ka foto si ajo e shkrepur ne 147Times Square148 i veshur me kostum dhe me kravate te verdhe qe kane bere xhiron e botes. Po ashtu ne vere ne Festivalin e Wagner ne Bayreuth kur u shfaq i veshur me frak ne krah te bashkeshortes Stephanie von Bismarck paparacet harruan edhe Merkel-in. Per shtypin roze bashkeshortet Guttenberg dhe vajzat e tyre Anne dhe Mathilda jane 147Kenedet e Gjermanise148. Nuk dihet ende se ku bazohej nje gazete e madhe si 147Frankurter Allgeimene148 kur thoshte se 147eshte i vetmi rival i Merkel-it148. Karl-Theodor zu Guttenberg eshte nje orator i madh. 147Si kur u drejtohet ushtareve ne Afganistan ashtu edhe ne mbledhje te rendesishme shkelqen kur flet dhe me ato qe thote148 thote Anne von Bayern autorja e biografise se tij te pare nen titullin 147Karl-Theodor aristokrat yll dhe minister148. Elokuenca sipas vete ministrit eshte nje virtyt i trasheguar nga ambienti familjar. 147Me eshte dashur te bej zevendesin e babait ne administrimin e pasurive tona148 thote ai. 147Eshte politikani i pare gjerman qe ka bere karriere nga lart148 thote politologu Dietmar Hertz. Ndoshta e kishte fjalen per keshtjellen e Frankonise ku Guttenberget kane jetuar qe prej vitit 1340. Nje perralle rreth se ciles shkrihen 600 hektare pyll. Posedon edhe 400 hektare ne Azi qe administrohen nga vellai Filip. Ministri avokat i informacionit deri pak vite me pare ishte menaxheri i vertete i familjes. Tregoi se zoteronte 27 per qind te kompleksit Rhon-Klinikum te cilat i shiti ne vitin 2002 kur hyri ne politike. Pasuria e tij llogaritet te jete rreth 400 milione dollare. 147Hyra ne politike me privilegjin se mund te dal prej saj kur te dua148 tregon ai. Karl-Theodore eshte djali i Enoch nje ambientalist radikal dhe nje nga drejtuesit me te famshem te orkestres se Gjermanise. Nga gjyshi Karl-Theodor pervec emrit ka trasheguar edhe pasionin per politiken - ne vitin 1965 ai ishte sekretar i kancelarit Kurt Kiesienger. Akoma nuk ka arritur te posti i kancelarit por mesa duket gjithcka eshte ceshtje kohe. Bukuri zgjuarsi karizem dhe pergjegjshmeri morale me te cilen e ka edukuar i ati jane armet e tij te forta. Per momentin 147Ka-Te148 eshte ylli i qeverise se Merkel-it. Nje yll qe per sa i perket fateve te Bundeswehr ushtrise eshte shume afer realizimit te projektit me te rendesishem te ushtrise. Do te guxoje te ule numrin e Forcave te Armatosura nga 252 mije ne 164 mije nje minimum historik dhe te heqe ligjin qe e ben te detyrueshme. Si koalicioni i Berlinit ashtu edhe kancelarja i mbeshtesin plotesisht planet radikale te Guttenberg-ut. Por a do te arrije baroni bavarez te marre edhe postin e kancelarit pas pak kohesh 147Per momentin jam minister i Mbrojtjes dhe do te perpiqem te bej me te miren e mundshme148 shprehet me modesti. Gjithsesi nuk jane te pakte ata qe mendojne se kancelari i ardhshem i Gjermanise do te jete ky 40-vjecar aristokrat bukurosh dhe inteligjent.
Ai eshte baroni me i pelqyer ndersa Stephanie kontesha me e angazhuar e Gjermanise. Stephanie von Bismarck-Schonhausen 33 vjece gruaja e ministrit Guttenberg eshte mbesa e Otto von Bismarck kancelarit te pare gjerman. Me grusht te hekurt Stephanie sulmon pa meshire pedofilet ne internet dhe yjet e popit te pafytyre ne televizion. Prej dy vjetesh kontesha bionde eshte presidente e seksionit gjerman te 147Innocence in danger148 dhe luftes kunder abuzimeve seksuale me femijet sapo i ka kushtuar nje liber. Sipas Stephanie zu Guttenberg 147abuzimet me te shpeshta me femijet ndodhin ne shtepite e tyre148. Sipas konteshes ka ardhur koha per te mos i toleruar me krime te tilla te tmerrshme. Libri qe u kushtohet vajzave dhe burrit te saj eshte edhe etapa e pare e saj ne kryqezaten per mbrojtjen e adoleshenteve. Prej 11 tetorit Stephanie ben edhe nje emision ne televizion ku i meson spektatoret se si te dallojne pedofilet qe kercenojne cdo dite jeten e femijeve tane. Por aristokratja bukuroshe nuk mund te ishte nje Von Bismarck nese nuk do te dilte hapur edhe kunder yjeve te rrokut te momentit. 147Porno shik qe Lady Gaga apo Christina Aguilera tregojne ne ekrane nuk perben nje shembull te mire per femijet tane148. Stephanie nuk kursehet per asgje qe mendon se nuk eshte e drejte. Per kete arsye 70 per qind e gjermaneve besojne se nese bashkeshorti i saj do te ishte kancelar ajo do te ishte First Lady ideale e Republikes se Gjermanise.