E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjidhja për romët, Totozani: Ndërhyrje në legjislacion për strehim, regjistrim, ndihmë ekonomike

TIRANË- “Qytetarët rom janë të përjashtuar social në Shqipëri, ndaj duhet lobuar që ti vihet nderi në vend”. Apeli vjen nga Avokati i Popullit Igli Totozani.

Në vijim të situatës shqetësuese të krijuar me komunitetin rom banon në zonën e ish-Dekorit (Rruga e Kavajës) institucioni i Avokatit të Popullit thirri në një takim ekspertë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut, përfaqësues të shoqërisë civile dhe institucioneve të komunitetit ndërkombëtar.

“Takim i sotëm në vazhdën e kërkimit që Avokati i Popullit po bën për të gjetur jnë zgjidhje definitive që kanë komuniteti rom. Kemi konstatuar gjatë këtyre viteve se romët kanë2 probleme të punësimit, probleme ekonomike të shëndetësisë, të regjistrimit, probleme që nuk kanë gjetur zgjidhje. Jam pothuajse i bindur se romët janë shtresa e përjashtuar sociale. romët janë qytetarët të Republikës së Shqipërisë të përjashtuar. Sistemi social nuk i ka romët e llogaritur. Pse ndodh kjo,sepse sistemi jonë është më shumë kritere që romët nuk arrijnë ti përmbushin”, u shpreh Totozani 

Strehim, regjistrim dhe ndihmë ekonomike, sipas Avokatit të Popullit janë tre ndërhyrjet që duhen bërë në legjislacionin tonë për ti dhënë zgjidhje situatës me romët. Totozani ngriti shqetësimit e mos reagimit të ministrive ku zyra e Avokatit të Popullit ka paraqitur rekomandimet për këtë komunitet por që sipas tij nuk morën përgjigjie. Totozani pohoi se qeveria e shkuar  nuk bëri asgjë për këtë kategori.

“Ne jemi këmbëngulës pasi mendojnë se janë kategoria me e përjashtuar dhe e diskriminuar e Shqipërisë. Ne i kemi dërguar qeverisë shqiptare 3 rekomandime. Rekomandim që bën të mundur lëvizjen e tyre, i kemi kerkuar ministrive përkatës që tu lehtësohet ndihma ekonomia. I kemi kërkuar qeverisë që ti konsiderojë si kategori prioritare në çshtjen e strehimit. Nuk është bërë asgjë për këto 3 rekomandime. Është e rëndësishme që ligji, ose këto vendime të ndryshojnë, pasi e kemi të pamundur që romët të mund te regjistrohet, të strehohen dhe ti jepet ndihmë ekonomike. Të lobojmë ti kthejmë qytetarë të ndjenjë, për të vënë në vend nderin dhe dinjitetin e tyre por dhe të institucioneve tona, që të jetojmë si qytetarë të barabartë”, theksoi Totozani.

Avokati i Popullit paralajmëroi se së shpejti institucioni që ai drejton do të nxjerrë një raport në lidhje me situatën e romëve, pas vëzhgimit të gjendjes së tyre në terren. Ai sqaroi se këmbëngulja e institucionit të Avokatit të Popullit për këtë cështje është se romët janë qytetarët me të diskriminuar dhe të përjashtuar të Shqipërisë. 

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›