E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në Kosovë380 kuti të panumëruara

PRISHTINE- Ditët e pushimeve me rastin e Krishtlindjeve dhe ato që pasojnë me kremten e Vitit të Ri duket se e kanë shtyrë përmbylljen e rinumërimit të votave nga 40 për qind e vendvotimeve, një vendim ky që pasoi shqetësimet e ngritura për parregullsi në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit. 

Në qendrën për numërimin e votave, e cila pritet që të martën të rifillojë punën, njoftojnë se janë të panumëruara 380 nga 760 vendvotimet që i janë nënshtruar këtij procesi. 

Derisa vazhdon rinumërimi nuk dihet nëse do të ketë votime të reja përveç atyre vendvotime për të cilat tashmë është vendosur të shkohet në rivotim.
Ndërkohë, më 9 janar të vitit që po vjen, do të ketë rivotime të plota e të pjesshme në pesë komuna të Kosovës për shkak të parregullsive të shfaqura në zgjedhjet e 12 dhjetorit.
(m.a/voa/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›