E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet ne KosoveSondazhi nxjerr forcete pare PDK e Thacin

PRISHTINE- Nje sondazh i realizuar nga Klubi per Politike te Jashtme per zgjedhjet e 12 dhjetorit ne Kosove ka nxjerre fituese Partine Demokratike te Kosoves me 30.2 per qind kurse e dyta ka dal Lidhja Demokratike e Kosoves me 28.1 per qind. Levizja Vetevendosje sipas ketij sondazhi eshte renditur forca e trete politike ne vend me 16.1 per qind. Gazeta kosovare Express publikon sot online sondazhin te realizuar nga Klubi per Politike te Jashtme i cili nxjerr si parti te katert Aleancen per Ardhmerine e Kosoves me 12.2 per qind mandej Aleancen Kosova e Re me 6.2 per qind dhe partia Fryma e Re me 5.6 per qind kurse me vetem 1.2 per qind eshte Lidhja Demokratike e Dardanise. Sondazhi i realizuar nga Klubi per Politike te Jashtme thuhet te jete bere bere me anketimin e 1000 te anketuarve ne tere territorin e Kosoven. Sipas ketij sondazhi lideret me te preferuar te shqiptareve ne Kosove jane Isa Mustafa Hashim Thaci. I treti vjen Albin Kurti. Kesaj radhe sipas hulumtimit te realizuar nga Klubi per Politike te Jashtme dalja ne zgjedhje eshte vleresuar shume e madhe deri ne 70 per qind.
s.g/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›