E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder ministriFSK-se vizitonzonat e permbytura

SHKODEumlR- Kosova i eshte gjendur prane banoreve te permbytur ne Shkoder me strukturat e saj te sigurise dhe te ushtrise qe veprojne ne terren dhe me ndihma ushqimore.
Ministri i Forcave te Sigurise se Kosoves Fehmi Mujota u takua sot ne Shkoder me ministrin e Mbrojtjes Arben Imami.

Ministri Imami u shpreh se fatkeqesi te tilla nuk mund te kalohen pa solidaritet dhe se shprehje e ketij solidariteti njerezor eshte edhe Kosova e cila u pergjigj e para me 59 trupa me varka dhe mjete te tjera te cilet jane duke punuar ne fshatin Trush.

Kreu i Forcave te Sigurise Fehmi Mujota tha se jemi ketu per te shprehur solidaritetin e qeverise se Republikes se Kosoves te popullit dhe te te gjitha institucioneve te saj per te perkrahur qytetaret qe kane nevoje per ndihme ne kete moment.

Na vjen mire qe kemi vleresimin me te larte per aktivitetet qe kane zhvilluar Forcat e Sigurise te Kosoves ketu ne Shkoder dhe ne rrethinat e saj pasi ndihemi mire qe ata kane patur mundesine qe te perkrahin qytetaret ne perballimin e kesaj situate. tha Mujota.

e.n/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›