E Martë, 3 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Kukës/ “Bashkë Fitojmë” hap fushatën, Berisha: Sot jemi më të përçarë se kurrë

Kreu i “Rithemelimit” Sali Berisha çeli fushatën për zgjedhjet e pjesshme lokale në Kukës, në mbështetje të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata.

Për Sali Berishën, gjatë 10 viteve qytetarët e Kukësit u përçmuan dhe shumë banorë u larguan për shkak të kushteteve ekonomike.

“Demokratët, opozitarët dhe opozitaret e Kukësit dhe mbarë Shqipërisë, u përçmuan këto 10 vite më shumë se kurrë në 30 vitet e fundit. U përzunë nga vendi i tyre, u pushuan nga puna, iu mbyllën bizneset, iu hoq ndihma ekonomike, u detyruan të përcjellin fëmijët në dhera të tjerë, u trajtuan si armiq. Opozitarët dhe  u përballën këto 10 vite me një dhimbje të madhe për vendin e tyre, sepse Shqipëria nga tokë e bekuar u shndërrua në një vend të cilin 83 % e shqiptarëve duan ta braktisin”, tha Berisha.

Në çeljen e fushatës në Kukës, ishte edhe  kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Zgjedhjet për kryebashkiak në Kukës do të mbahen më 24 shtator.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›