E Martë, 3 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Kukës/ KAS i jep Metës dy komisionerë, Bashës vetëm një

Sa herë ka zgjedhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe Komisioni i Ankimeve dhe i Sanksioneve (KAS) përballen me debatin juridik se kujt i takon Partia Demokratike, Berishës apo Bashës.

Të enjten, Këshilli mori në shqyrtim ankesat e bëra nga Partia Demokratike e përfaqësuar prej Bashës për numrin e komisionerëve që kjo parti pretendon të ketë në komisionin zonal të administrimit zgjedhor (KZAZ) në Kukës.

Pasi mori në shqyrtim dokumentet dhe pretendimet e palëve, me shumicë votash KAS vendosi të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike zyrtare dhe t’i njohë Partisë së Lirisë të Ilir Metës të drejtën të ketë më shumë komisionerë sesa PD-ja zyrtare.

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme në Kukës do të nisë pas katër ditësh, ndërsa kandidatët duhet të paraqesin në KZAZ-në e Kukësit dokumentet e kandidimit jo më vonë se dita e premte e kësaj jave.

Gazetare: Sonila Agostini

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›