Zgjedhjet në Kukës/ KQZ regjistron koalicionin “Bashkë Fitojmë”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar koalicionin “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet për bashkinë Kukës.
Sakaq kandidati i Rithemelimit të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, Emri Vata, do të garojë nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
KAS ka rrëzuar kërkesën e Rithemelimit për garimin e kandidatit të saj nën siglën e PD-së, gjë që do e bëjë kandidati i Partisë Demokratike zyrtare, dhe pse kjo e fundit ende nuk e ka zyrtarizuar kandidatin përfaqësues.
Zgjedhjet për bashkinë Kukës, që ripërsëriten pas arrestimit të Safet Gjicit, do të mbahen më 24 shtator.
/rtsh.al/