E Martë, 3 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Kukës më 24 shtator/ KQZ miraton afatet procedurale, partitë duhet të regjistrohen deri më 1 shtator

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar në mbledhjen e sotme (16 gusht) afatet procedurale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetare në Bashkinë e Kukësit, që do të zhvillohen më 24 shtator.

Sipas vendimit të KQZ-së, partitë kanë afat deri më 1 shtator të depozitojnë kërkesat për regjistrim, ndërsa koalicionet deri më 6 shtator.

Afati për dokumentet e kandidimit është deri më 8 shtator, teksa akreditimi i vëzhguesve partiakë duhet të bëhet deri më 22 shtator. Për vëzhguesit nga subjektet zgjedhore, afati është deri më 2 shtator.

Kujtojmë se mbajtja e zgjedhjeve në Kukës vjen pas dorëheqjes së Safet Gjicit më 16 qershor. Gjici u largua nga posti i kryebashkiakut pas publikimit në media të një videoje intime të tij me një grua në zyrën e Bashkisë.

Pas publikimit të pamjeve, Prokuroria e Posaçme nisi hetimet ndaj ish-kryebashkiakut. Ai u arrestua më 24 qershor, i akuzuar për korrupsion.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›