E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Maqedoni, sistemi do të nxjerrë 123 deputetë

Ka nisur në Maqedoni procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Votimi ka nisur ne oren 7 te mengjesit te së dielës për të përfunduar sipas orarit zyrtar, ne orën 19 të pasdites. Për 20 ditë fushatë partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e pavarur shpalosën programet dhe platformat zgjedhore para elektoratit duke kërkuar votën dhe besimin e qytetarëve. në këto zgjedhje të drejtën e votës e kanë saktësisht 1.821.122 qytetarë dhe 7.258 shtetas nga diaspora. ky numër total i votuesve do të zgjedhë 123 deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga diaspora, e më konkretisht, një deputet në njësinë Evropë-Afrikë, një nga Amerika Veriore dhe Jugore si dhe një nga Australia dhe Azia. Nga gjashtë njësi do të dalin nga 20 deputetë. Në njësinë e parë zgjedhore, të drejtën e votës e kanë 302.864 votues, në njësinë e 2-të janë 312.720 votues, në njësinë e 3-të janë 291.140 votues, në njësinë e 4-ët janë 292.596 votues, në njësinë e 5-të janë 303.686 votues dhe në njësinë e 6-të janë 318.116 votues. Në diasporë në njësinë e 7 për Evropë – Afrikë janë 4.653 votues, në njësinë e 8 Amerikë-Kanada 1.832 votues, në njësinë e 9 773 votues në Australi dhe Azi. Zgjedhjet zhvillohen sipas modelit proporcional në nëntë njësi zgjedhore. Votimet do të zhvillohen në 2.976 vendvotime, ku qytetarët do të mund të shprehin votën e lirë për partitë garuese. Këto zgjedhje do të monitorohen nga 7.830 vëzhgues të akredituar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, prej të cilëve 7.341 nga vendi dhe 489 të huaj. Nga vëzhguesit e huaj, më të shumtët në numër janë përfaqësuesit eOSBE/ODHIR, 234, nga Asamblea Parlamentare e OSBE-së janë 47, nga Ambasada amerikane 39, nga delegacioni i Komisionit Evropian 20 dhe nga Këshilli i Evropës 16, ndërsa vëzhgues të tyre do të kenë edhe Ambasadat e Francës, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, Rusisë, Çekisë, Austrisë, Turqisë, Kinës,k Hungarisë, Kroacisë, Italisë dhe Sllovakisë në Shkup, Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës dhe i Grupit ndërkombëtar të Krizës. Midis vëzhguesve të vendit më të shumtë janë nga Asociacioni qytetar MOST 4.466, ndërsa pjesa tjetër, janë nga gjashtë organizata joqeveritare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›