Gejts, vizitë lamtumire në Kabul

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, ka thënë sot se viktimat civile në Afganistan janë “humbje për të cilat ne mbajme zi dhe shprehim keqardhje të thellë për ta”, por do të ishte e pamatur që të ndryshojmë strategjinë e luftës në këtë shtet.
Gejts duke folur në një konferencë të përbashkët në Kabul me presidentin afgan, Hamid Karzai, gjithashtu ka thënë se nuk do të ketë ngutje në largim të SHBA-ve dhe partnerëve të tjerë të koalicionit nga Afganistani, mirëpo ai ka shtuar se përkushtimi i tyre nuk është i pafund.
Gejts, i cili ka shërbyer si Sekretar Amerikan i Mbrojtjes për më shumë se katër vjet, ka fluturuar drejt Kabulit sot për një vizitë lamtumire në Afganistan.