Zgjedhjet ne Marok islamiket e moderuar drejt fitores

Partia Islamike e Moderuar marokene, PDJ shihet si favoritja për të dalë fitimtare në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në vend, të parat pas refomës kushtetuese të muajit korrik të ndërmarrë nga mbreti Mohamed VI.
Kur janë numëruar votat për 50 nga 395 mandatet parlamentare, islamikët e moderuar kanë marrë 40 përqind të tyre.
“Presim që të marrim 90-100 mandate në parlamentin e ri. Ky numër tejkalon parashikimet tona”, thotë lideri i islamikëve të moderuar, Abdelilah Benkirane për agjencinë e lajmeve Reuters.
Me këto zgjedhje, mbreti Mohamed VI synon të marrin fund protestat e nisura në muajt e pranverës, protesta që ishin në frymën e asaj që tashmë njohet botërisht si “pranvera arabe” e që coi në revolucione në Egjipt, Tunizi e Libi.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Spahiu: 99 vjet pavarësi, por jo shtet
"Nuk është kjo ajo që donte Ismail Qemali"
Festa e Flamurit, Prishtina vishet kuqezi
Votohet në parim buxheti 2012
Familja Mbretërore: Gjendja e Leka Zogut, kritike
Vidhen 27 ikona nga kisha e Shën Thanasit