E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në PDK, votues minorë

Anëtarët e PDK-së nga fshati Klinë e Epërme të Skënderajt gjatë së shtunës e së dielës janë përballur me parregullsi derisa votonin për kandidatët e degës së PDK-së.

Parregullsitë kanë shkuar deri aty sa kanë votuar edhe anëtarë më të rinj se 18 vjeç raporton KlanKosova.

Të shtunën, ata kanë qenë të detyruar t’i ndërpresin zgjedhjet.

Parregullsitë kanë vazhduar edhe të dielën.
Për këto probleme kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka thënë se problemet janë tepër minore dhe nuk ja vlen të përmenden./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›