Zgjedhjet ne Portugali socialdemokratet favorite

Votuesit në Portugali shkojnë në zgjedhjet e përgjithshme për të zgjedhur një qeveri, detyra e parë e së cilës do të jetë kërkesa për fondin e shpëtimit prej 70 miliardë eurosh nga Bashkimi Europian.
Sondazhet e fundit i japin socialdemokratëve dhe Pasos Coelhos rreth 37 për qind të mbështetjes, krahasuar me 31 përqind për ish-kryeministrin Hose Socrates. Një rezultat i tillë do të thotë se socialdemokratët do të jenë të detyruar të lidhin marrëveshje koalicioni me partinë e tretë në garë, e cila është një parti e vogël e djathtëm për të formuar mazhorancën në parlament.
Kjo parti ka 12 për qind mbështetje në sondazhe. Formimi i një qeverie të tillë të qendrës së djathtë do të mirëpritej nga investitorët, të cilët kishin humbur besimin tek Portugalia gjatë muajve të fundit, duke lënë stok bondet e saj dhe rritur mjaft interesat e borxhit.
Sidoqë kërkesa në BE për një paketë ndihme financiare kundërshtohet gjerësisht në publik dhe është ndeshur me protesta, të gjitha partitë në garë e kanë nënshkruar atë.
Lideri socialist, Hose Socrates dha dorëheqjen nga detyra e kryeministrit gjatë muajit mars duke e cuar vendin në zgjedhje të parakohshme, pasi opozita në parlament refuzoi të miratonte masat e shkurtimeve buxhetore në paketën e katërt brenda më pak se një viti.
Portugalia përballet me një papunësi më shumë se 12 për qind dhe ekonomia pritet të ngadalësojë me 2 për qind gjatë këtij dhe vitit të ardhshëm.
Juli Prifti