Portugalia fiton me Norvegjine mban kreun e Grupit H

Portugalia mban vendin e parë në Grupin H, me fitoren 1-0 në shtëpi kundër Norvegjisë. Në sfidën eleminatore për Euro-2012, vendasit kanë gjetur përballë një kundërshtar të kujdeshëm.
Norvegjezët kanë arritur të mbajnë Portugalinë larg zonës së tyre në pjesën e parë, me një performancë të fortë difensive, por Portugalia është kthyer nga dhomat e zhveshjes agresive dhe ka gjetur avantazhin në minutën e 53, kur krosimi i Nanit gjen saktë sulmuesin Helder Postiga. Norvegjia, që pjesën e parë përdori kundërsulmin, dështoi të ishte kërcënuese, në kohën kur Portugalia u mundua vetëm të ruante fitoren e arritur.
Një sukses kundër një rivali direkt dhe tashmë Portugali, pas startit të dobët të eleminatoreve, ka rikuperuar pozitat nën drejtimin e Paulo Bentos. 10 pikë për Portugalinë, po aq sa Danimarka, që ka thyer 2-0 në transfertë Islandën, dhe Norvegjia, që zbret në vendin e tretë vetëm me diferencë golash.
Eno Skarço