Zgjedhjet në SHBA/ Daci: Harris mund të fitojë me rezultat të ngushtë. Trump, gjuhë populiste dhe të rrezikshme

Politologu Alban Daci thotë se Kamala Harris mund të fitojë me rezultat të ngushtë zgjedhjet në SHBA, kundër Donald Trump.
Në një intervistë për “Newsline”, Daci u shpreh se gjuha e përdorur nga Donald Trump, është populiste dhe e rrezikshme.
“Sondazhet, pavarësisht se në SHBA janë të sakta, nuk tregojnë të vërtetën si do jetë rezultati i zgjedhjeve. Këto zgjedhje, kanë risi të rëndësishme. Është pak më e vështirë situata e Kamalës, nuk ishte në fillim në garën me Trump, do ishte më në avantazh po të ishte dizenjuar si kandidate. Gjuha që përdor Trump është populiste, është e rrezikshme, demagogjike, dhe ndonjëherë mashtruese. Nuk pasqyron të vërtetat që i duhet SHBA. Trump ka bërë deklarata shumë të rënda. Para fushatës elektorale, bëhet populist, ekstremist. Në SHBA, 17% janë me arsim të lartë. Unë parashikoj një fitore të kandiates amerikane, do të jetë një fitore shumë e ngushtë. Trump ka treguar, që nuk bën në mënyrë demokratike dhe të paqtë kalimin e pushtetit. Deklaratat e Trump për mediat dhe rivalen e saj janë të papranueshme. Nëse Amerika heq dorë nga BE, atëherë kjo pjesë boshe e BE rrezikohet nga Rusia. Shoqëria dhe demokracia amerikane na ka dhënë leksione. Hapin e parë e bëri me bërjen president të zotit Obama. Hillary Clinton mori shumicën e votave në Amerikë, por nuk mori votat e kolegjit. Rrethanat janë të ngjashme. Mund të kemi presidente grua.
Sa i përket ndërhyrjeve ruse, ka pasur akuza edhe në 2016. Vendet rivale të SHBA, Rusia, kanë interesa të kenë orientim në drejtim të një kandidatit ë caktuar. Nuk mendoj se Putin është i lumtur edhe po të zgjidhet Donald Trump. Politika e jashtme amerikane nuk ndryshon, është hartuar nga ekspertë. Politika e jashtme, nuk mund të ndryshojë. Nëse do të ndryshonte, Amerika nuk do të ishte ajo që është në këto momente”, theksoi ai./abcnews.al